Dita e internetit të sigurt

Teknologji

Dita e internetit të sigurt

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 07:54

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Komitetin Kosovar për Ditën e Internetit të Sigurt dhe Qendrën për studime të avancuara FIT. organizon konferencën vendore për shënimin e Ditës botërore për internet të sigurt “Vepro për internet të sigurt”.

Në një komunikatë për media të Qendrës për studime të avancuara FIT, thuhet se qëllimi i kësaj konference është ndërgjegjësimi i shoqërisë dhe mobilizimi i institucioneve për koordinim dhe bashkëveprim për avancimin e veprimeve në mbrojtjen e fëmijëve në internet.

“Fëmijët në shkollat bashkëpunuese do të përgatisin posterë që adresojnë sigurinë në internet. Këto fotografi do të postohen në rrjetet sociale me hashtagun #SID2016. Në sheshin “Nëna Terezë” në qendër të Prishtinës do të vendoset tezga e Qendrës FIT ku do të qëndrojnë pjesëtarë të stafit nga Qendra FIT, që do të shpërndajnë materialet edukative të përgatitura dhe të printuara. Pjesëtarët e stafit do të identifikohen si “Doktorë të Teknologjisë” dhe do të ekzaminojnë fëmijët kalimtarë në përdorimin e tyre të teknologjisë”, thuhet në këtë komunikatë.

Përveç kësaj FIT do të bëjë edhe ekzaminimin me anë të disa pyetjeve të përgatitura, si: A keni smartphone? Sa kohë kaloni në smartphone? Çfarë rrjete sociale keni të instaluara si aplikacione në telefon? Sa shokë i keni në rrjetet sociale të lartpërmendura?

E pas përgjigjes në këto pyetje siq edhe njoftojnë përmes komunikatës, jepet një diagnozë për ato pajisje dhe ofrohen këshilla se si të “shërohen” përdoruesit e pajisjeve teknologjike që nuk i përdorin ato në mënyrën e duhur.

FIT do të bëjë edhe lansimin e TV animacionit të përgatitur nga vet Qendra FIT për ta shënuar këtë ditë, që trajton disa nga rreziqet më të zakonshme të internetit, siç është ngacmimi i shokëve të shkollës apo bashkëmoshatarëve me fjalë ofenduese në rrjete sociale. TV animacioni do të lansohet në kanale televizive vendore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat