OnePlus zbret çmimin e OnePlus 2

Teknologji

OnePlus zbret çmimin e OnePlus 2

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 21:42

Varianti me 64GB i OnePlus 2 tani është duke u shitur për 349 dollarë në SHBA (nga 399 sa ishte më herët), dhe 345 euro në Evropë (nga 399 euro).
Ulja e kostove përbërëse të telefonit do të thotë se One Plus është duke menduar që edhe përdoruesve të saj tu bëjë kursime.

OnePlus ka thënë se kushdo që e ka blerë OnePlus 2 gjatë pesëmbëdhjetë ditëve të fundit do të marrë një zbritje prej 50 dollarësh, për të reflektuar uljen e sotme të çmimeve.

Kompania kineze së fundmi ka lansuar ofertat e saj për ditën e Shën Valentinit, të cilat përfshijnë një mbulesë të quajtur StyleSwap Cover ose mbështjellësin tjetër OnePlus X, i cili vjen me blerjen e një prej pajisjeve të saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat