“Ferrari” i vitit 1957 thyen rekordin e shitjes, ja shuma që ofroi pronari i ri

Teknologji

“Ferrari” i vitit 1957 thyen rekordin e shitjes, ja shuma që ofroi pronari i ri

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 15:28

Një makinë garash “Ferrari”, tip “Spider S”, u shit për 32 milionë euro në Paris duke thyer të gjitha rekordet e shitjes së makinave të garave. Ferrari, një prodhim i vitit 1957, është drejtuar nga piloti britanik Majk Houthorn.

“Shuma e plotë që do të duhet të paguajë pronari i ri i kësaj makine është 32 075 200 euro”, tha shtëpia pariziene e ankandeve “Artcurial”.

Lajmi i keq për pronarin e ri të makinës është se ai s’mund ta përdorë makinën në rrugë, pasi ajo është e projektuar vetëm për gara. Rekordi i mëparshëm për shitjen e një makine garash ishte vendosur për një “Mercedes” të vitit 1953, që u shit për 17. 5 milionë paund në vitin 2013.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat