Video: Ky Range Rover kaq i bukur po çmend femrat

Teknologji

Video: Ky Range Rover kaq i bukur po çmend femrat

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 14:50

Ditët kur Range Rover ishte simbol i meshkujve të fortë po mbarojnë.

Tashmë kompania Jaguar Land Rover po shënjestron blerëset femra.

Pasi kompania prezantoi të parin model kabriolet të Range Rover Evoque, thotë se ka marrë qindra kërkesa nga blerëse femra.

Një zëdhënëse e kompanisë tha se ky është një nivel i pazakontë kërkesash.

Për të lançuar makinën është përdorur imazhi i aktores Naomie Harris.

Vajza e filmave Bond thotë se e adhuron këtë makinë.

Makina prodhohet në Liverpul dhe çmimet nisi nga 47 mijë sterlina.

Më shumë se 500 mijë modele Evoque janë shitur në mbarë botën që kur makina u lançua në vitin 2011.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat