Kompania "Apple" ju blen "iPhone"-n e thyer

Teknologji

Kompania "Apple" ju blen "iPhone"-n e thyer

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 14:29

Duke nisur nga java e ardhshme, kompania “Apple” do të pranojë “iPhone”-t me ekran të thyer, kamera, butona të prishur.

Sipas Mark Gurman, i 9to5Mac, në vlerë tregtia do të jetë për pajisje të thyer, 50 dollarë për “iPhone 5S”, 200 dollarë “iPhone 6” dhe 250 dollarë për “iPhone 6 plus”.

Sipas burimeve të Gurman, shitësit me pakicë të “Apple”, mund të marrin miratimin e instalimit të një mbrojtëse ekrani për “iPhone”. Kompania “Apple” nuk shet ekrane të saj mbrojtës, por shitësit me pakicë mund të instalojë një të tillë, nëse ti e ble nga “Apple store”. Programi i mbrojtjes së ekranit do të nisë “në javët e ardhshme”.

Kompania “Apple” ka krijuar partneritet me të paktën një kompani të prodhimit të ekraneve mbrojtës, dedikuar vetëm për dyqanet e saj. Mendohet se kjo kompani të jetë “Belkin”.

Në të shkuarën, shitës me pakicë të “Apple” nuk ishin të autorizuar të instalonin një mbrojtës ekrani në “iPhone” e një klienti, pikërisht në rast se diçka nuk shkonte.

Ndërkohë, revista “Forbes” shkruan: “Nëse pajisja juaj ka një memorie më të madhe, atëherë do të kushtojë më shumë, shkruan revista”.

Vlera e “iPhone” të thyer pritet të jetë sa një e treta, apo gjysma e vlerës së pajisjes në kushte të mira. Për shembull, nëse shet një “iPhone 6”, në kushte të mira, do të merrni 300 dollarë.

Shitja e “iPhone” të prishur mund të inkurajojë konsumatorët të marrin një pajisje të re, se sa të paguajnë për riparimin e ekranit, që kushton më pak në disa raste.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat