Galaxy S7 me baterinë më të mirë në Android?

Teknologji

Galaxy S7 me baterinë më të mirë në Android?

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 08:48

Deri më sot kemi dëgjuar për shumë të specifikimeve të mundshme për modelin e ri të telefonit të Samsung, Galaxy S7 dhe tani kemi disa detaje mbi jetëgjatësinë e baterisë së këtij modeli.

Galaxy S7 thuhet se do të vijë me jetëgjatësi të përmirësuar të baterisë në krahasim me Galaxy S6, ndërsa lajmi vjen nga Eldar Murtazin i cili ka lëshuar një screenshot në lidhje me baterinë e telefonit.

Galaxy S7 me sa duket do të ketë një jetëgjatësinë më të mirë të baterisë, e cila do të zgjasë prej rreth dy ditë dhe e njëjta gjithashtu mundëson video-lojëra deri në 17 orë me backlight maksimal. Bateria e Galaxy S7 është e thënë të jetë me 3000 mAh.

Galaxy S7 është thënë se do të vijë edhe me një ekran prej 5.1 inç me rezolucion Quad HD prej 2560 x 1440 pikselëve, si dhe me dy procesorë të ndryshëm në varësi të rajonit, një është Snapdragon 820, e tjetri është Exynos 8990.

Karakteristikat tjera që thuhet se do të jenë në Samsung Galaxy S7 përfshijnë 4GB RAM dhe një mundësi zgjedhje për memorien e brendshme që përfshin 32GB ose 64GB bashkë edhe me portin për microSD për hapësirë shtesë.

Galaxy S7 do të ofrojë edhe kamerën e pasme me 12MP të Samsung BRITECELL, ndërkaq kamera tjetër përpara do të ofrojë 5MP. Prezantimi i Galaxy S7 do të bëhet në Kongresin Botëror Mobil, ndërsa paraqitja e këtij telefoni në dyqane pritet të ndodhë më 11 mars.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat