Kujdes nga ky mesazh që po qarkullon në WhatsApp

Teknologji

Kujdes nga ky mesazh që po qarkullon në WhatsApp

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 23:32

Një mesazh që po qarkullon tek shërbimi për mesazhe WhatsApp synon të marrë të dhënat personale të përdoruesve.
Mesazhi është në formën e një lidhje që duket sikur ka ardhur nga një mik.

Po të klikoni tek kjo lidhje, kaloni automatikisht tek një uebsajt i rremë, i cili përmban oferta me ulje çmimesh nga marka të famshme.

Përdoruesve më pas u kërkohet të regjistrojnë të dhënat personale, si emri, adresa e postës elektronike, numri i telefonit dhe adresa, duke e bërë më të lehtë për piratët kibernetikë të vjedhin të dhënat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat