Instagram lëshon veçorinë e re vetëm për iOS

Teknologji

Instagram lëshon veçorinë e re vetëm për iOS

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 23:38

Nëse po e përdorni Instagramin në iOS, ju tani do të mund të keni qasje në veçorinë më të kërkuar në Instagram.

Disa përdorues të iOS kanë raportuar se tani janë në gjendje që të shtojnë llogari të shumta në aplikacionin e tyre të Instagram, duke pasur mundësi që të kalojnë lehtë nga njëra llogari në tjetrën pa dalë nga ato.

Për momentin kjo veçori nuk është në dispozicion për të gjithë përdoruesit, por veçoria do të lansohet shumë shpejtë për të gjithë përdoruesit në botë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat