‘Facebook’ mbush sot 12 vjeç, ka 1 mld e 600 milionë ndjekës

Teknologji

‘Facebook’ mbush sot 12 vjeç, ka 1 mld e 600 milionë ndjekës

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 21:23

Facebook, që tashmë numëron pothuajse 1 miliardë e 600 milionë përdorues në të gjithë botën, mbush sot 12 vjeç.

Rrjeti social i popullarizuar u themelua me 4 shkurt 2004, nga Mark Zuckerberg dhe shokët e tij të universiteti, Eduardo Saverin, Dustin Moskovitz e Chris Hughes.

Facebook u projektua fillimisht vetëm për studentët e Harvardit por shumë shpejt u përhap edhe në shkollat e tjera të zonës, për tu bërë më pas një fenomen global.

“Kur kam shkruar kodin e parë të Facebook , në janar të vitit 2004- kujtoi disa ditë më parë Zuckerberg, pikërisht në profilin e tij për të festuar ditëlindjen e dhënies jetë të rrjetit sociale e #friendsday, ditën e miqësisë- shpresoja që të ndihmoja studentët e kolegjit tim që të kënaqeshin. Aktet e miqësisë, dashurisë dhe zemërgjerësisë që të gjithë ndajmë, po ndryshojnë botën çdo ditë. Miqësia bëhet një forcë që na vë në rrugë të ndryshme të jetës. Ndonjëherë lëviz edhe botën”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat