AMD prezantoi dy APU të reja dhe proçesorin e parë “Excavator” Athlon X4 845

Teknologji

AMD prezantoi dy APU të reja dhe proçesorin e parë “Excavator” Athlon X4 845

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 07:39

Mëngjesin e së Martes, AMD prezantoi tre proçesorë të rinj desktop ku njëri prej tyre spikat i cili përket arkitekturës “Excavator”.

Ky model bart emrin e AMD Athlon X4 845 dhe është i parë i këtij lloji që fuqizohet nga bërthama më efikase. Sipas AMD, Athlon X4 845 ofron përpunimin më të lartë të instruksioneve për sekond që mund të ketë një proçesor x86 i kompanisë.

Me çmim prej 70 dollarësh. Athlon X4 845 numëron katër bërthama me frekuencë Turbo deri në 3.8 Ghz dhe fuqi 65 vat.

Së bashku me modelin Athlon, AMD solli edhe dy APU të reja në desktop, A10-7860K dhe A6-7470K. Ndryshe nga Athlon, këto proçesorë përmbajnë bërthama grafike të integruara. Më specfikisht modeli A10-7860K fuqizohet nga tetë bërthama grafike Radeon R7 me frekuencë 757 Mhz dhe katër bërthama proçesorike me frekuencë bazë 3.6 Ghz dhe Turbo 4Ghz.

AMD Feb2 Desktop Processor Update - PRESS DECK - legally approved_v2-page-010

Modeli A6-7470K përmban në total gjashtë bërthama, katër grafike Radeon R5 me frekuencë 800 Mhz dhe dy proçesorike me frekuencë bazë 3.7 Ghz dhe Turbo 4Ghz.

A10-7860K do të kushtojë 117 dollar ndërsa për A6-7470K nuk kemi një çmim zyrtar. Video lojërat si Dota 2, League of Legends dhe Counter Strike: Global Offensive mund të luhen me një performancë të shkëqyer.

Së fundi, AMD përfitoi nga rasti të zbulonte informacione mjaft të rëndësishme rreth mbërritje të një foleje të re proçesorësh në 2016-tën atë AM4. Kjo fole do të mbështesë të gjithë proçesorët e arkitekturës Bristol dhe Summit Ridge.(PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat