Google mbetet kompania më e vlefshme në botë

Teknologji

Google mbetet kompania më e vlefshme në botë

Më: 3 shkurt 2016 Në ora: 13:35

Edhe zyrtarisht “Apple” është rrëzuar nga froni i mbretit i “Wall Street” nga kompania kundër të cilës kishte shpallur “luftë bërthamore” dikur.

“Google” e ka tejkaluar “Apple” duke u bere kështu kompania më e vlefshme në botë në kapitalizmin e tregut të martën pas një raporti 3 mujor mbi të hyrat gjatë festave që qoi në rritjen e të hyrave për 5% brenda natës.

Vlera e “Google” në treg në ankandin e të martës ishte $550.6 miliard (504.24 euro), kurse e “Apple” ishte $529.1 miliard (484.37 euro).

Rivaliteti i vjetër i “Apple” që ishte me “Microsoft” tashmë është ndryshuar që një kohë duke u zëvendësuar me rivalitetin e “Apple” dhe “Google” të cilat kanë filluar që të garojnë për të hyrat në 2008 kur “Google” kishte Androidin si ballafaques të drejtpërdrejt të iPhone.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat