32-vjeçari padit "Apple" dhe... fiton

Teknologji

32-vjeçari padit "Apple" dhe... fiton

Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 23:47

Një 32-vjeçar, i cili kishte dërguar në gjyq kompaninë “Apple” pasi kishte vënë re një të çarë në orën e blerë vetëm disa ditë më parë, ka dalë i fituar.

Gareth Cross nga Uells, kishte blerë në qershor të vitit të kaluar një orë smart të kompanisë amerikane, versioni Sport, për 339 paund, por vetëm dhjetë ditë më vonë ai vuri re një të çarë në ekran.

Atëherë, ai kërkoi që ora e tij të zëvendësohej, ose të rregullohej, por “Apple” i ktheu përgjigje negative duke i thënë se kjo nuk ishte në marrëveshjen e garancisë, pasi ishte shkaktuar nga përplasja.

Mirëpo, “Apple”, në përshkrimin që kishte ne faqen e internetit për “Apple Watch Spor”t, shkruante se ishte “rezistente ndaj përplasjeve”, duke bërë që Cross t’i drejtohet gjykatës.

Pas një beteje 6-mujore, Gjykata vendosi që “Apple” nuk ka respektuar kontratën pasi nuk ka pranuar t’ia zëvendësojë ose t’ia rregullojë orën, duke detyruar që këtë gjë ta bëjë menjëherë, si dhe të paguajë 430 paund për shpenzimet e gjykatës.

Gjithashtu, kompania “Apple” ka hequr pjesën “rezistente ndaj përplasjeve” në përshkrimin për këtë lloj ore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat