Aplikacioni që harxhon më shumë baterinë

Teknologji

Aplikacioni që harxhon më shumë baterinë

Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 22:16

Rrjeti social Facebook përveçse iu merr shumë kohë, konsumon edhe më shumë baterinë e telefonit celular.

Kështu, përdoruesit e Android mund të rrisin jetëgjatësinë e baterisë së tyre deri në 20% vetëm nëse fshijnë aplikacionin e Facebook’ut nga telefoni i tyre.

Ky rrjet social është aplikacioni që përdoret më së shumti nga përdoruesit dhe fatkeqësisht edhe njëri prej shpenzuesve më të mëdhenj të baterisë suaj.

Në këtë mënyrë, nëse ju fshini këtë aplikacion, jo vetëm do të rrisni jetëgjatësinë e baterisë, por telefoni juaj do të punojë edhe më shpejtë.

Shumë përdorues të Android të cilët kanë fshirë Facebook’un, kanë dëshmuar edhe online për ndryshimin e dukshëm në telefonin e tyre.

Kështu, nëse vendosni të fshini aplikacionin e Facebook’ut, atëherë si alternativë do të keni Facebook në Chrome. Ndërkohë, mund të mbani Messeneger, pasi nuk është njëri prej aplikacioneve që dobëson baterinë e telefonit tuaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat