Studimi: Shqiptarët, gjysma e popullit ka Facebook

Teknologji

Studimi: Shqiptarët, gjysma e popullit ka Facebook

Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 22:04

Në bazë të raportit të fundit të “Internet World Stats”, të dhënat e nëntorit të vitit të shkuar tregojnë se, në Shqipëri numri i përdoruesve të rrjetit social Facebook ka arritur 1.3 mln, me një rritje prej 16% krahasuar me vitin 2014, numri gjatë të cilit ishte 1.1 mln.

Sipas një krahasimi rajonal, shqiptarët nuk rezultojnë përdoruesit më aktivë të Facebook.

Shqiptarët e kanë 44.9% shkallën e penetrimit të këtij rrjeti social, duket se performancë më të ulët kanë treguar Kosova, me 31%. Edhe përdoruesit e Bosnjë-Hercegovinës kanë një shkallë më të ulët penetrimi, prej 39.2%.

Shtete të tjera fqinje si Maqedonia kanë shkallë të lartë penetrimi, prej 46.5% dhe Serbia me 50.6%.

Mali i Zi udhëheq në rajon me 51.4% shkallë penetrimi në rrjetin social Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat