Drejt shtimit të makinave elektrike

Teknologji

Drejt shtimit të makinave elektrike

Më: 31 janar 2016 Në ora: 21:26

Makinat elektrike e ndotin më pak mjedisin se sa ato me gaz, por pasiguria e krijuar nga përdorimi i vogël i tyre dhe çmimi i lartë, kanë bërë që shumë njerëz të përdorin makina me karburant ndotës.

Zbulimet e reja që po perfeksionojnë makinat elektrike dhe shtimi i qendrave për karikimin e tyre pritet të sjellë përdorimin më të madh të këtyre makinave në të ardhmen.

Gjithkush ëndërron të udhëtojë me mot të kthjellët dhe pa trafik, por zakonisht duhet të ndalosh nëpër qendra të ngarkuara karburanti për ta mbushur makinën me lëndë djegëse fosile, që ndotin mjedisin dhe kontribuojnë tek ndryshimet klimatike.

Makinat elektrike janë më "të pastra", por ngarkimi i tyre gjatë udhëtimit ka qenë i vështirë. Megjithatë, ndërsa më shumë amerikanë blejnë Tesla, Leaf, apo makina të tjera elektrike, po bëhet më e lehtë të gjesh stacione furnizimi, si kjo në një qendër tretare të Kolorados:'

Neil Belmore dhe i biri udhëtojnë me makinë elektrike nga Kanadaja në Kaliforni:

Pas 30 minutash, ata nisen me energji të mjaftueshme deri tek stacioni tjetër i karikimit, 240 kilometra larg. Qendrat e furnizimit të makinave elektrike i gjen tani kudo nëpër autostradat e botës. Kompjuterat që kanë Teslat i japin informacion shoferëve.

Në firmën "Golden Real Estate" në Kolorado, Jim Smith ofron karikimin e makinave elektrike, që gjenerohet nga energjia diellore:

“Duam ta shpëtojmë planetin nga ngrohja globale dhe nga shpërdorimi i energjisë. Po ashtu nuk duam të kemi varësi tek nafta nga jashtë .- thotë ai. "

Firmat Nissan ofrojnë falas karikim të shpejtë. Nigel Zeid i kësaj firme në Boulder shton se në shumë vende kampimi, madje edhe shtëpi private, ofrohet karikimi i maiknave; informacioni gjendet në Internet në faqen “Plugshare.”

“Në këtë faqe mund të gjesh informacion për të gjitha shtëpitë private që ofrojnë karikim; mund t'i kontaktosh… dhe ata të thonë në se janë në shtëpi, apo të tregojnë kodin e garazhdit ku të karikosh makinën…"

Hunter Lovins është e njohur si dikush që nxit zhvillimin e qëndrueshëm. Ajo vetë ka një makinë "Nissan Leaf" elektrike, e cila e merr energjinë nga panelet diellore personale.

“Me makinën Leaf është e thjeshtë... Sot është një ditë e bukur me diell, i cili karikon makinën time. Kur nuk ka më diell, makina ka një bateri, që ruan energjinë,"- thotë ajo.

“Dikur isha kliente e rregullt e stacionit të karburantit në Boulder: ndaloja për të mbushur makinën, flisja me shitësin, blija diçka për të ngrënë… Nuk kam shkuar më atje që kur bleva makinën Leaf.”

Lovins beson se së shpejti edhe stacionet e karburantit do të kenë pranë pompave tradicionale të gazit, karikues për makinat elektrike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat