“SkyBender”, projekti futurist i Google, për internetin 5G

Teknologji

“SkyBender”, projekti futurist i Google, për internetin 5G

Më: 31 janar 2016 Në ora: 00:15

Mesa duket Google ka nisur me fshehtësi të madhe iniciativen e quajtur “SkyBender”, e cila po merret me ndërtimin dhe testimin e disa dronëve të fuqizuar me energji djellore, që kanë mundsi të transmetojnë të dhëna, 40 herë më shpejt se interneti 4G.

Këta dronë, të quajtur “Centaur”, do të përdorin teknologjinë e re të valëve milimetrike, e cila mendohet se do të jetë e ardhmja e transmetimeve me shpejtësi të lartë.

Sipas “The Guardian Today”, Google ka marrë me qera rreth 4500 metra katror hangare dhe hapsire fluturimi nga kompania “Virgin Galactic” e multi-miliarderit dhe pronarit të “Virgin”, Richard Branson.

Dronët do të fluturojnë përreth globit duke transmetuar me teknologjine e re, ashtu siç transmetojnë satelitët e sotëm, por jo në atmosphere.

Projekti “SkyBender” është ende në fazë testimi, por pritshmëritë janë të larta, si për shpejtësinë e shërbimit dhe për mbulimin e plotë të globit.

Gjithashtu kostot dhe mirëmbajtja e dronëve do të jetë shumë më ekonomike se e satelitëve, të cilët me vendndodhjen e tyre në hapsirë, e bën mirëmbajtjen dhe meremetimin fizik, gati të pamundur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat