LG arnoi një vrimë sigurie me impakt të lartë në 10 milion telefonë G3

Teknologji

LG arnoi një vrimë sigurie me impakt të lartë në 10 milion telefonë G3

Më: 30 janar 2016 Në ora: 12:59

LG ka mbyllur një vrimë sigurie me impakt në mbi 10 milion telefonë G3 raportuan hulumtuesit e Cynet dhe BugSec. Përmes kësaj dobësie sigurie, hakerat mund të arrinin të vidhnin historikun e bisedave dhe të tjera të dhënat me ndjeshmëri të lartë.

Telashet e kishin fillesën që nga aplikacioni Smart Notice i cili është i instaluar fabrikisht në të gjitha modelet LG G3. Shërben për të shfaqur disa njoftime, sugjerime dhe rekomandime në lidhje me kontaktet e përdoruesve.

Në një moment të caktuar, aplikacioni dështonte të verifikonte të dhënat e ofruara për përdoruesit nga ku hakerat mund të shfrytëzonin këtë dështim për të manipuluar të dhënat dhe informacionet.

Hulumtuesit e Cynet informuan LG rreth këtij problemi me ndjeshmëri të lartë privatisht dhe kompania menjëherë bëri të mundur një përditësim të Smart Notice i cili përmban edhe arnimin e kësaj vrime të sigurisë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat