Vitin e kaluar janë shitur 1.43 miliardë telefona të mençur, Samsung sërish i pari

Teknologji

Vitin e kaluar janë shitur 1.43 miliardë telefona të mençur, Samsung sërish i pari

Më: 29 janar 2016 Në ora: 18:15

Sipas IDC-së, dërgesat e telefonave të mençur mobil arritën një rekord prej 1.43 miliardë njësive në vitin 2015, një rritje prej 10.1 për qind nga viti 2014.
Në TM4 2015, dërgesat arritën në 399.5 milionë njësi, një rritje prej 5.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Samsung ruajti vendin e saj si prodhuesi më i madh në botë, i pasuar nga Huawei që ka arritur në 106.6 milionë njësi të telefonave të shpërndarë, duke shënuar një rritje nga viti në vit prej 44.1 për qind.

Në TM4 2015, Samsung ka shpërndarë 85.6 milionë telefona të mençur, dhe pjesëmarrja e saj e tregut është 21.4 për qind me rritje vjetore prej 14 për qind.

Ndër prodhuesit e Android, Huawei doli i dyti me 32.4 milionë dërgesa dhe një pjesë të tregut prej 8.1 për qind, që shënon një rritje vjetore prej 37 për qind.

Lenovo arriti në 202 milionë dërgesa, një rritje masive prej 43.6 për qind nga TM4 2014. Xiaomi ka arritur të shpërndajë 18.2 milionë pajisje mobile për këtë periudhë.

Në përgjithësi, Samsung kishte 324.8 milionë njësi, një rritje vjetore prej 2.1 për qind. Apple doli e dyta me 231.5 milionë njësi të iPhone, një rritje prej 202 për qind nga viti 2014.

Huawei ishte shitësi më i përfolur me një fitim 44.3 për qind, tani ka një pjesë të tregut global prej 7.4 për qind. Xiaomi nuk ishte në gjendje për të arritur në 100 milionë njësi të shitura të pajisjeve të saj mobile, siç e kishte objektiv për vitin 2015, pasiqë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat