Korea e Veriut ka vetëm 7,200 përdorues të internetit

Teknologji

Korea e Veriut ka vetëm 7,200 përdorues të internetit

Më: 29 janar 2016 Në ora: 18:14

Koreja e Veriut ka një total prej 7.200 përdoruesve të internetit, thuhet sipas një studimi të ri për përdorim global të internetit.
Në një raport të publikuar nga We Are Social, një agjenci marketingu, vendi i udhëhequr nga Kim Jong Un lejon vetëm 0.03 për qind të popullsisë për të hyrë në internet.

Si një krahasim i drejtpërdrejtë, Islanda ka 98 për qind të popullsisë së saj duke përdorur internetin.

Por kjo nuk do të thotë se qytetarët e Koresë së Veriut nuk janë në 'internet'. Shteti ka bërë versionin e vet të brendshëm të internetit - të quajtur Kwangmyong, e cila përkthehet fjalë për fjalë në "ndritshëm".

Ky version i uebit nuk është i lidhur me internet më të gjerë global, që do të thotë çdo përmbajtje nga bota e jashtme është e verifikuar nga zyrtarët e qeverisë.

Një motor kërkimi i quajtur “Vendi Ynë” ua mundëson përdoruesve të lundrojnë në mbi 5.500 faqe të internetit, të cilat kryesisht përbëhen nga universitetet, zyrat qeveritare, bibliotekat dhe korporatat shtetërore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat