HTC One M10 me ekran QHD dhe skaner për gisht?

Teknologji

HTC One M10 me ekran QHD dhe skaner për gisht?

Më: 29 janar 2016 Në ora: 18:13

HTC është duke punuar në një model të ri të telefonit të cilin e ka quajtur HTC One M10, për të cilin tashmë kanë rrjedhur disa fotografi online.
Sipas burimeve, HTC One M10 do të vijë me ekranin në QHD, skanerin për gishtërinj dhe shumë më shumë sesa kaq.

VentureBeat, e cila e ka cituar Evan Blass, të njohur si "@evleaks", i cili ka thënë se HTC One M10 vjen me Android 6.0.1, si dhe HTC Sense 8.0 UI.

Ekrani i HTC One M10 ofron diagonalen me 5.1-inç në 1440 x 2560 QHD, me skanerin për gisht që do të jetë i ngjashëm me atë që ofrohet në telefonat e rinj të Samsung.

Procesori i telefonit besohet se do të jetë nga Qualcomm, Snapdragon 820, bashkë edhe me 4GB RAM si dhe kamerë të pasme me 12MP.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat