Nis zbatimi i Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative

Teknologji

Nis zbatimi i Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative

Më: 29 janar 2016 Në ora: 16:51

Ministria e Zhvillimit Ekonomik sot mbajti takimin e parë punues konsultativ për fillimin e zbatimit të Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative, që është miratuar me vendim të Qeverisë së Kosovës.

Sipas komunikatës, dokumenti strategjik “Strategjia e Kosovës për Teknologji Informative” është si rezultat i një pune të gjatë dhe angazhimi të të gjithë anëtarëve të Grupit Punues, të përbërë nga përfaqësues të institucioneve qeveritare (MZHE, MTI-KIESA, MAP-ASHI, MASHT, etj), Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikuese të Kosovës – STIKK, Sektori privat dhe përfaqësues nga akademia (UP, Universum, UBT, Riinvest,etj).

“Në takim u diskutua fillimi i zbatimit të Strategjisë, diskutimi dhe krijimi i Grupit Udhëheqës (Steering Committee) për menaxhimin dhe monitorimin e procesit të zbatimit të Strategjisë, diskutimi i mënyrave të promovimit të Strategjisë, diskutimi për gjetjen dhe koordinimin e Donatorëve dhe çështje të tjera me rëndësi për procesin e zbatimit të Strategjisë”, thuhet në komunikatën për media.

Prezent në këtë takim ishin akterët mà « të rëndësishëm të zhvillimit të Teknologjisë Informative në Kosovë, përfshirë institucionet qeveritare, bizneset private të TIK, Shoqata për Teknologji Informative-STIKK, ICK, donatorët, si dhe kontribuuesit për zhvillimin e strategjisë, Ambasada Norvegjeze në Kosovë dhe GIZ.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat