Japonia prezanton aeroplanin e parë “të padukshëm”

Teknologji

Japonia prezanton aeroplanin e parë “të padukshëm”

Më: 29 janar 2016 Në ora: 14:47

Japonia ka prezantuar aeroplanin e parë të padukshëm X-2, i cili siç pritet do të fillojë fluturimin e parë testues gjatë muajit të ardhshëm, raporton AP.

Forcat ushtarake japoneze vazhdojnë të modernizojnë teknologjinë dhe të përmirësojnë aftësitë për zbulim dhe mbledhje të informacioneve, në një kohë kur Kina ka rritur prezencën e saj ushtarake në rajon, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët ushtarakë thonë se me këtë aeroplan do të testohet teknologjia e “padukshmërisë”, e cila ndoshta mund të kombinohet me gjeneratën e ardhshme të aeroplanëve dhe të zëvendësojë aeroplanët luftarakë F-2 në vitin 2028.

Aeroplani kuq e bardhë i gjatë plotë 14 metra me krah palosës prej nëntë metrave, aktualisht gjendet në një hangar në aeroportin Nagoya në pjesën qendrore të Japonisë.

Ky aeroplan është i pajisur me teknologji moderne që i mundëson shmangien nga radarët, derisa kabina e tij transparente është e mbuluar me një shtresë të veçantë që rrit efektin e padukshmërisë.

I gjithë ky projekt që ka filluar punën në vitin 2009, kapë vlerën e 340 milionë dollarëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat