Proçesori i Apple A9X i iPad Pro fuqizohet nga plot 12 bërthama grafike

Teknologji

Proçesori i Apple A9X i iPad Pro fuqizohet nga plot 12 bërthama grafike

Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 07:28

Apple ka implementuar një proçesor të frikshëm në tabletin e rangut të lartë: iPad Pro. Të dhënat që vinë nga Chipworks, firmë e cilat hyn në detaje të proçesorëve mobile, nxjerrin në pah plot 12 bërthama grafike në brendësi të Apple A9X. Kjo shifër përbën dyfishin e bërthamave grafike që gjenden tek Apple A9.

Falë këtyre bërthama grafike, A9X është po aq i fuqishëm sa edhe një proçesor laptopi Intel. Në disa testime si Geekbench, proçesori i iPad Pro qëndron në një ligë me gjeneratën e fundit Intel Core i5. Analizat e ChipWorks tregojnë se Apple A9X është ndërtuar nga TSMC mbi arkitekturën 16 nanometër FinFET.

Proçesori është 40 % më i madh sesa proçesori i iPhone 6S dhe 6S. Madje është edhe më i madh sesa disa proçesorë të gjeneratës së gjashtë të Skylake. Nëse e analizojmë si një pjesë harduerike të plotë, Apple A9X përmban më shumë njësi funksionale sesa proçesorët Skylake.

a9x-comparison-chart-anandtechNjë tjetër komponent impresionues në iPad Pro është sasia e RAM-it. Plot 4GB RAM dhe është hera e parë që Apple implementon një sasi të tillë memorje në një produkt. Gjykuar në aspektin e performancëss, tranzicioni nga 2GB RAM të iPad Air në 4GB të iPad Pro vihet re lehtësisht sidomos kur punoni me disa aplikacione njëherazi. Përmirësime të dukshme vihen re edhe në bandwidth-in e memorjes e cila ka arritur në 51.2 GB/Sec. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat