Finalizimi i konkursit DiGiGjakova konkludoi me kurorëzimin e tre ekipeve fituese

Teknologji

Finalizimi i konkursit DiGiGjakova konkludoi me kurorëzimin e tre ekipeve fituese

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 07:29

Ceremonia e prezantimeve te punimeve konkludoi me përzgjedhjen e fituesve nga 15 ekipet pjesmarrëse në DigiGjakova, nje ngjarje e organizuar nga UNDP në partneritet me Komunën e Gjakovës dhe BONEVET.

Ekipet filluan punën nga e shtuna ne ora 12:00 e deri të dielen në ora 16:00, gjithesejt 28 ore pune pa ndërprerë. Përkundër kushteve të vështira të krijuara për shkak të motit të keq, puna e të rinjve pjesëmarrës vijoi plot vullnet, pasion, e produktivitet maksimal.

12295397_1230945610254088_4754686841783184227_n

Të gjitha ekipet bënë punë mjaft të mirë duke krijuar prototipe të aplikacionesh të cilët do të jenë ndihmesë për qytetarët. kenë shërbime më kualitative dhe të shpejta nga Kuvendi Komunal në Gjakovë, si dhe lehtësime dhe organizim e transparencë të punës për zyrtarët komunal.

Pjesë e jurisë ishin: Mimoza Lila Kusari, Kryetare e Komunës së Gjakovës; Shqipe Neziri, Menaxhere projekti pranë SAEK; Arbër Leshi, Ekzekutiv Teknik pranë qendrës Bonevet dhe Enis Toçilla.

12274654_1230945216920794_1829229952390084089_n

Fitues i kategorisë e-recruitment u shpall ekipi Dev Freaks përbërë nga tre anëtarë: Graniti, Albi, Blini.

Në kategorinë e-request triumfoi ekipi i Tropical përbërë nga Timuri, Elvarisi, Ardiani dhe Xhanseli.

Fituesit e kategorisë e-spending ishin ekipi i Krijon XXI përbërë nga Durimi dhe Gazmendi.

12299401_428926400651775_7956645224513177843_n

Ekipet tjera pjesmarrëse ishin: VisualTransparency, Jakovars, BITD Group, PikePresje, Ninxha, RGB, On Focus, Web Tech Team, Jakova, The Woodpeckers, Amar Syla & Argeta Morina dhe DataHuggers.

I gjithë ky konkurs u asistuar vazhdimisht nga mentorë me eksperiencë si: Armend Vokshi, Blerta Thaqi, Dardan Krypa, Yll Ferizi, Hekuran Doli, Partin Imeri, Liridona Osmanaj dhe Ermal Berisha. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat