Themeluesit e Microsoft, Facebook, Linkedin, Amazon dhe Alibaba bashkohen për të investuar në energjinë e pastër

Teknologji

Themeluesit e Microsoft, Facebook, Linkedin, Amazon dhe Alibaba bashkohen për të investuar në energjinë e pastër

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 07:28

Bill Gates dhe një grup investitorësh elitë – së bashku me bashkëthemeluesin e Facebook Mark Zuckerberg, bashkëthemeluesin e Alibaba Jack Ma, themeluesin e Amazon Jeff Bezos, bashkëthemeluesin e Linkedin Reid Hoffman dhe themeluesin e Sales Force Marc Benioff – kanë njoftuar themelimin e një koalicioni për zhvillimin e bazave të reja të energjisë.

Sipas Bill Gates, nisma e re multi miliardëshe në hulutimin dhe zhvillimin e energjisë së pastër do të sjellë komercializimin e këtij inovacioni. Me fjalë të tjera nisma konsiston në ofrimin e gjërë të një energjie e cila është e qëndrueshme, me kosto të përballueshme dhe nuk prodhon karbon.

Themelimi i këtij koalicioni vjen në kuadër të Samitit të Kombeve të Bashkurara për ndryshimet klimatike që do të mbahet në Paris. Kompani të shumta nga industria e teknologjisë po i bashkohen këtij diskutimi mbi energjinë e pastër.

Untitled

Një shembull konkret vjen nga Apple, kompani e cila në muajin tetor njoftoi se operacionet e saj globale furnizohen nga një energji e prodhuar nga burime të rinovueshme.

Një fokus të veçantë do të marrë gjenerimi i elektricitetit për transport, përdorim industrial dhe agrikulturial si dhe ndërtim i sistemeve efikase të energjisë. Objektivat janë të qartë: Zero emëtim të gazrave të dëmshëm në atmosferë.

Madje edhe Presidenti i Shteve të Bashkuara, Barak Obama, shkroi në Facebook duke e cilësuar samitin e Kombeve të Bashkuara si një mundësi për të qëndruar së bashku ndërsa përpiqemi të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat