Blackberry largohet nga Pakistani

Teknologji

Blackberry largohet nga Pakistani

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 16:37

Prodhuesi i telefonave Blackberry nuk do të jetë më i pranishëm në Pakistan. Kjo pasi qeveria e këtij vendi ka kërkuar të monitorojë të dhënat e klientëve.

Qeveria e Pakistanit dëshiron të ketë aksesin të monitorojë çdo mesazh, cdo email që dërgohet nëpërmjet telefonit, ka thënë kompania. Në një blogspot bëhet e ditur se kishte vendosur të “dilte krejtësisht nga tregu”.

Kompania vijon më tej duke thënë se kërkesa e Pakistanit nuk ka të bëjë me sigurinë publike, por me një kërkesë për një ‘akses të lirshëm’. Megjithatë deri në fund të 2015 kompania do të vazhdojë operimin, pasi ky është afati i fundit që i është caktuar nga qeveria.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat