Inovacion në kohë krize: Pse qyteti italian i Barit braktisi Microsoft në favor të softuerit të lirë?

Teknologji

Inovacion në kohë krize: Pse qyteti italian i Barit braktisi Microsoft në favor të softuerit të lirë?

Nga: Raffaele Mastrolonardo Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 09:05

Vitit e fundit të krizës botërore ekonomike dominuar nga masa të rrepta financiare kanë krijuar një situatë të pakëndshme për sektorin publik italian me përpjekje dëshpëruese për të ulur kostot.

Për realizimin e këtij objektivi, një pjesë e madhe e pushteteve lokale kanë gjetur zgjidhje në softuerin e lirë. Kjo praktikë e vënë në jetë së fundi u manifestua nga qyteteti italian bregdetar i Barit në rajonin e Pulias me 327,000 banorë.

Aktualisht administrata lokale e këtij qytetit ka zëvendësuar suitën Microsoft Office me atë LibreOffice në 1,700 kompjutera në një përpjekje për të reduktuar kostot pa dëmtuar produktivitetin.

Kjo lëvizje sipas zyrtarëve të qytetit do të kursejë 75,000 Euro në 5 vitet e ardhshme. Megjithatë ky nuk është i vetmi efekt pozitiv. “Kursimi është i rëndësishëm por nuk është arsyeja kryesore e këtij projekti”, tha Këshilltari i qytetit italian Angelo Tomasichio. “Ne besojmë se kalimi në softuerin e lirë do ti sjellë përfitime të mëdha tregut lokal të teknologjisë së informacionit. Çfarëdo që të arrijmë, çfarëdo produkti të jetësohet do të jetë në format të lirë.”

Projekti

Ky migrim ka filluar gjatë stinës së verës me objektiva të qartë: LibreOffice do të instalohet në 75 % të kompjuterave të punës në administratën publike.

Objektivi është mjaft ambicioz por administrata e qytetit beson se mund të arrihet. Startuar në 2014-tën, ky projekt filloi të implementohej në 100 kompjutera si fazë testimi.

Morën pjesë 100 punonjës dhe rezultatet e këtij projekti pilot ishin frymëzuese. Kjo periudhë shërbeu edhe për përcaktimin e trajnimit të duhur për atë forcë punëtore e cila ishte e interesuar të shfrytëzonte LibreOffice.

“Përshtypjet e para që morëm ishin shumë pozitive,” u shpreh CiO i qytetit, Antonio Cantatore. “Nga kjo msëuam se një trajnim është jetik dhe duhet të përqendrohet në funksionalitetet bazë të suitës së produktivetit.”

Gjatë shpjegimit të proçesit të migrimit, z. Cantatore nuk përmendi asnjëherë impaktin financiar. Edhe pse kjo nuk është arsyeja e vetme, reduktimi i kostove padyshim është motivi kryesor efektet e të cilit do të ndihen menjëherë në buxhetin e qytetit.

Sipas Cantatore, qyteti shpenzon mesatarisht 33,000 Euro çdo vit në liçensa të reja të Microsoft Office, një shifër kjo e cila nuk ka ndryshuar përgjatë viteve të fundit. Ndërsa proçesi i kalimit në softuerin e lirë do të reduktojë masivisht këto kosto.

“Besojmë se kostot e migrimit të arrijnë në 30,000 Euro vitin e parë, 25,000 Euro në vitit e dytë, 15,000 Euro në vitin e tretë dhe 10,000 Euro në vitet që do të pasojnë. Me fjalë të tjera mund të kursejmë deri në 75,000 Euro në 5 vitet e para,” tha CiO. Të gjitha këto kosto janë në kuadër të vlerësimeve paraprake, trajnimit të punojësve dhe suportit teknik i cili është i domosdoshëm në çdo rast. “Synimi ynë është që investimi në liçensa në konverohet në investim të blerjes së shërbimeve dhe suportit nga ofrues lokalë.”

Italia drejt softuerit të lirë

Migrimi i qytetit të Barit do ti shërbejë qyteteve dhe vetë qytetarëve italianë. Me ndihmën e Libre Italia, një shoqatë e cila promovon përdorimin e LibreOffice, një projekt i tillë është i prekshëm nga të gjitë italianët.

“Ne jemi në hapat e adminstratave të tjera lokale të cilat kanë vënë në jetë tilla migrime. Në veçanti inciativa jonë po bazohet në eksperiencat e rajonit të Umbrias,” tha këshilltari Tomasicchio. Falë Libre Italia, plot 7,000 kompjutera të administratës kanë migruar drejt softuerit të lirë.

Megjithatë shembujt janë të shumtë. Provinca e Tirolit të Jugut në Alpet Italiane, qytetit i Torinos dhe qytetit i Udines kanë braktisuar që të gjithë softuerët e patentuar në favor të softuerit të lirë.

Të gjithë këto shembuj janë frymëzuar nga nevojat për të ulur kostot. Por jo të gjitha kanë rezultuar të suksesshme. Qytetit i Pesaros i është rikthyer Microsoft Office pasi kishte trajnuar 500 punonjës për të përdorur OpenOffice.

Për qytetin e Barit rasti i Pesaros është i papranueshëm. Administrata mendon se ka bërë zgjedhjen e duhur dhe shpreson të frymëzojë lëvizje të ngjashme edhe në qytete të tjera italiane. “Shpresojmë me të vërtetë që të jemi një shembull për administratën publike të Italisë së Jugut. Është plotësisht e mundur që të inovohet edhe në kohë krize,” tha Tomasicchio. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat