Teori gjeniale e fushës gravitationale

Teknologji

Teori gjeniale e fushës gravitationale

Nga: Abdyl Berisha Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 23:33

Me 1915 Evropën e kishte përfshirë lufta e parë botërore. Kombët e ndyshme luftonin kundër njëri-tjetrit. Dhe në ketë kohë shumë te turbullt qendonte një fizikant me njohuri të mëdha shkencore. Albert Ajnshtajn zhvillonte Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit.

Një ndër teoritë më të rëndsishme që ka fizika. Një teori që me aq saktësi të madhe i ka kaluar të gjitha provat shkencore. Një teori që është e përsosur, sa që sot nuk mund të kombinohet me asnjë teori tjetër. Atë çka Albert Ajnshtajn ka arritur ti afoj shkencës para 100 vite ishte vertët një signaj i jashtëzakonshëm në universum i të menduarit njerëzor.

Mbrenda dhjetë viteve Albart Ajnshtajn publikoj dy teori, të cilat vendosen botëkuptimet moderne të fizikës. Me 1905 paraqet Teorinë Speziale të Relativitetit, ku tre dimenzioneve të hapësirës ia bashkangjiti edhe deminzionin e katër, atë të dritës. Sipas tij shpejtësia e dritës është absolute dhe madhësi konstante dhe, e cila perceptohet njëtë nga të gjithë vrojtuesit, pa marrë parasysh lëvizjen e tyre relativ nga njëri-tjetri.

Dhjetë vite më vonë, me 25 nntor 1915, Ajnshtajni paraqet Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit, për mes të cilë gravitetin e përshkruan jo si forcë, por si veti e strukturës hapësire-kohë. Nga ana tjetër kjo ndikohet nga masa që e përmbanë trupat siç janë planetët, yjët dhe galaktikat. Dhe kjo masë shkaton një përkuje në hapësirë-kohë.
Teoria e Përgjithshme e Ajnshtajnit mbi Relativitetin për herë te parë experimentalisht u vertetua ne maj të vitit 1919 nga astronomi anglez Arthur Eddington si pjesëmarrës në ekspeditën të organisur me rasin e eklipsit diellor për në Prinpe në Golf të Guinea. Ai gjatë vrojtimit kishte ardhur ne përfundim se drita e yllit ishte devijuar në fushën gravitacionale të Diellit ashtu sikur e kish parashikuar Ajnshtajni.

Ndër zbulimet e para në të cilat shpiu kjo teori e Ajnshtajit ist ai i zbulimit të vrimave të zeza, si objekte sa të çuditshme në universum, aq edhe të rëndsishme për eksistencën e galaktikave.

THJERRËZAT GAVITACIONALE

Gjenialiteti i Teorisë së Përgjithme të Relativitetit qëndon në efektin e përkuljes së dritës në fushën gravitacional e që në astronominë moderne shfrytëzohet si një mjete për studimin të galaktikave të largta. Kështu objektet me masa të jashtëzakonshme në universum sikur që janë grumbulli i galatikave përkulin driten në mënyre shume të fuqishëm dhe shërbejne si thjerrëza kosmike me zmadhime të pakrahasueshme. Ketë metodë moderne shkencëtarët e përdorin në kozmologji në mënyrë shumë të sukseshëm për studimin e zhvillimit në faza shumë hershme të galaktikave të larta.

Një shembull shumë karakteristik është forca gravitacionale e bilionave yjëve në grumbulin e galaktikave Abell 1689 që paraqesin një “therrëz” e madhësisë prej 2 milion vit drite, e cila dtitën e galaktikave të largëta e përforcon dhe shtembëron. Përmes vrojtimeve infra të kuqe e rajon të këtij grumbulli galaktik është mundësuas zbulimi i galaktikës deri me tani më të re A1689-zD1 në një largësi prej 12,8 miliard it drite.


Grumbulli i galaktikave Abell 1689 si therrëa gravitacionale dhe metoda hulumtuese: (1) instrumenti vrojtues (2) grumbulli i galaktikave dhe (3) galaktika e largët.

Teoria e Përgjithshme e Relativiteti së Ajnshtajnit së bashku me atë Special të Relativitetit dhe teorisë s Plankut mbi energjinë e formës paket paraqesin paraqesin kufit e njohurive shkencore të njerzimit. Atëherë kur këto teori do të vëhen në pikëpyetje fillon edhe shkatërrimi i universit.

Shënim i autorit

MATJE TË DREJTËPËRDREJTË I NJË PULSARI DHE TESTIMI I TEOTRIS SË RELATIVITETIT TË AJNSHTEINIT ME RADIOTELESOPIN E EFFELSBERG-ut

Me rastin e Ditës së Astronomisë me 20 mars 2015 si anëtar aktiv i klubit „Freunde und Förderer des Max-Planck-Istitut für Radioastronomie“ në Bon, kam pasur rastin që gjatë tërë ditë te gjendem pranë Radioteleskopit të Effelsbergut, një instrument i mahnitshëm vrojtues-shkencor me diametër prej 100 m.

Një pëjetim i veçantë shkencor ishte mundësia që për tre orë e matjeve të drejtëpërdrejtë nga ky radioteleskop të një pulsar në largësi prej mbi 30 000 vite drite (PSR J1713 + 0747). Shumë emocional ishte fakti shkencor se në fund të matjeve instrumenti tregon rezutate shumë të sakta së vleshmërisë së Teorisë së Relativitetit të Ajnshteinit

Bonn, 25.11.2015

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat