Përbindëshi amerikan! Luftanija që do patrullojë botën

Teknologji

Përbindëshi amerikan! Luftanija që do patrullojë botën

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 12:42

Sipas CNN, për vetëm pak muaj anëtari më i ri i flotës amerikane do të përkujdeset për qetësinë nëpër botë, pasi kjo anije luftarake konsiderohet si më modernia dhe më e shtrenjta që ndonjëherë ka lundruar nëpër ujërat e botës.

Aeroplanbartësja “USS Ford” e cila e ka marrë emri nga presidenti i 38-të amerikan Gerald Ford, përfaqëson gjeneratën e re të super transportuesve të aeroplanëve që pritet ti bashkohet flotës amerikane në fillim të vitit 2016.

Kjo krenari e marinës amerikane, do të jetë më e madhja por edhe më e shtrenjta, bartësi i të gjitha kohërave që në shumë aspekte do të jetë transportuesi i aeroplanëve më i avancuar sesa ai aktual “Nimitz”.

Ja çfarë e bën “USS Ford” të veçantë, dhe që do të duhej të lehtësonte punën marinës amerikane që aktualisht ka në dispozicion dhjetë transportues të vendosur në mbarë botën:

Çmimi i kësaj ‘bishe lundruese” është plotë 13 miliardë dollarë.

Transportuesi i ri është shumë më modern se sa ai aktual Nimitz. Për shembull, mund të prodhojë tre herë më shumë energji elektrike sesa paraardhësit e tyre.

Anija 2Sistemi i ri elektromagnetikë për nisjen e aeroplanëve do të mund për 25 për qind të ngritë më shumë aeroplan në ajër, për dallim nga sistemi aktual me avull.

Anija 3Kur të fillon punën, transportuesi “USS Ford” do të jetë luftanija më e madhe në botë me një gjatësi prej mbi 332 metra dhe një peshë prej 100.000 ton.

Anija 4Anëtari i ri i flotës amerikane do të mund të bartë 75 aeroplan luftarakë, dhe do të jetë një shtëpi gjigante për 4.400 marinarë dhe staf.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat