Huawei Mate 8 është një phablet 6 inç madhështor me kosto fillestare 500 dollar

Teknologji

Huawei Mate 8 është një phablet 6 inç madhështor me kosto fillestare 500 dollar

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 23:52

Huawei Mate 7 korri një sukses të vërtetë duke thyer parashikimet. Nga 1 milion njësi që pritej të shiteshin kjo shifër arriti në 5 milion. Ditën e sotme Huawei vendos një tjetër objektiv me debutimin e Huawei Mate 8.

Do të hyjmë në detaje menjëherë duke analizuar së pari ekranin 6 inç LCD me rezolucion 1080p. Ky ekran ofron vetëm 367 piksel për çdo inç dhe në gjykimin tonë ngelet një komponent i respektueshëm megjithatë krahasuar me rivalët, duhet bërë shumë punë. Samsung Galaxy Note 5 i cili ka ekran 5.7 inç numëron 518 piksel për çdo inç. Madje edhe telefonët e vjetër si Nokia Lumia 1520 apo Nexus 6 janë në avantazh në këtë aspekt.gsmarena_002-new


Sa i përket softuerit, Mate 8 ka versionin më të fundit të sistemit operativ të Google, Android Marshmallow 6.0. Prodhuesi kinez, sistemit operativ i ka shtuar modifikimet vetjake zë cilat i përkufizon si “Huawei Emotion 4.0”.


Fshehur në brendësi të telefonit gjendet proçesori HiSilicon Kirin 950 ndërtuar po nga Huawei. Fuqizohet nga 8 bërthama: katër Cortex-A72 me frekuencë 2.3 Ghz dhe katër Cortex-A53 me frekuencë 1.8 Ghz. Për ta shoqëruar vjen një RAM me madhësi 3GB.


Mate 7 erdhi me një sensor të shenjave të gishtërinjve dhe Mate 8 synon ta perfeksionojë. Mund të përdoret për të shkyçur telefoni dhe disa aplikacione personale. Një bateri me kapacitet gjigand prej 4,000 mAh përpiqet të thyejë rekordet e jetëgjatësisë në një telefon inteligjent por uria e ekrani 6 inç është e frikshme.

gsmarena_003-new

Në aspektin e fotografisë, prodhuesi kinez ka përfshirë një kamër të pasme 16 megapiksel dhe frontale 8 megapiksel me hapje f/2.0 dhe f/2.4 respektivisht. Që të dy sensorët janë ndërtuar nga Sony dhe përmbajnë stabilizim optik të imazheve.

Huawei Mate del në shitje në Kinë që ditën e sotme ndërsa globalisht vetëm në Janar. Kostoja e tij fillon nga 500 dollar për modelin me 3GB RAM dhe 32GB memorje të brendshme gjer në 700 dollar për modelin me 4GB RAM dhe 128 GB memorje të brendshme. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat