FBI publikon dokumente që provojnë vjedhjen e 1.2 miliard kredencialeve nga një haker Rus

Teknologji

FBI publikon dokumente që provojnë vjedhjen e 1.2 miliard kredencialeve nga një haker Rus

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 23:50

Një haker i cili më parë reklamonte aksesin e tij të pautorizuar ndaj kredencialeve përdoruesve të rrjeve sociale Facebook dhe Twitter besohet të ketë qenë autor një vjedhjeje rekord të 1.2 miliard të dhënave identifikuese shkruante një dokument i FBI-së sipas agjensisë së lajmeve Reuters.

Ky haker i njohur me pseudonimin “mr.grey” u identifikua nga një firmë e krimit kibernetik në muajin Gusht të 2014-tës dhe besohet të ketë lidhje të forta me organizata kriminale në Rusi. Këto të dhëna janë vjedhur nga plot 420,000 uebfaqe citon dokumenti i FBI-së.

Informacionet u publikuan nga një gjykatë në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara dhe mendohet se kemi të bëjmë me një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e krimit kibernetik.

Pas një kërkimi në një forum Rus nga agjentët e FBI-së, u zbulua se hakeri në fjalë kishte publikuar në Nëntor të 2011-tës një postim ku thoshte të gjithë ata që kërkonin akses në llogaritë e përdoruesve në Facebook ai mund ti gjente ato.

Zyrtarë të rrjetet sociale të Facebook dhe Twitter nuk e kanë komentuar këtë lajm të bujshëm. Komenteve i është shmangur edhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Hetimi nga FBI-ja u nxit pasi një firmë sigurie në SHBA pretendonte se kishte informacion për një grup hakerash me emrin CyberVor të cilët kishin vjedhur 1.2 miliard kredenciale dhe 500 milion adresa e-mail. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat