Microsoft, bie sërish numri i të punësuarve

Teknologji

Microsoft, bie sërish numri i të punësuarve

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 16:44

Numri i punonjësve të Microsoft bie në 26.8% të totalit, krahasuar me 29 për qind të një viti më parë. Kështu bëhet e ditur në raportin e fundit të kompanisë mbi diversitetin.

Kjo rënie i atribuohet ristrukturimit të pjesës së pajisjeve telefonike, që ka dhe reduktimin më të madh të forcës së punës në ndërmarrjet jashtë SHBA, ku prodhohen hardware dhe ku është më i lartë niveli i punësimit të femrave. Këtë verë kompania bëri të ditur shkurtimin e 7800 punonjësve.

“Nuk jemi të kënaqur ku ndodhemi sot me fuqinë punëtore të femrave, dhe po punojmë të bëjmë gjithçka për të përmirësuar këto numra”, thotë përgjegjësja e Microsoft për diversitetin, Gwen Houston.

Microsoft është një nga kompanitë hi tech që publikon në vitet e fundit raporte mbi diversitetin e gjinisë dhe etnisë në fuqinë punëtore. Raportë të ngjashme publikohen dhe nga Apple, Google, Yahoo, Facebook, Twitter, LinkedIn, Amazon, eBay, Intel dhe Hp.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat