Telefoni inteligjent Nokia C1 shfaqet me sistem operativ Android dhe Windows 10

Teknologji

Telefoni inteligjent Nokia C1 shfaqet me sistem operativ Android dhe Windows 10

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 14:19

Telefoni inteligjent C1 supozohet të jetë produkti i parë e cila bart logon e kompanisë finlandeze Nokia që nga shitja e biznesit të paisjeve tek Microsoft në 2014-tën. Është konfirmuar edhe nga CEO i kompanisë se në 2016 do të shfaqen paisje të reja Nokia.

Telefoni inteligjent C1 duket të jetë i pari në këtë listë. Edhe pse specifikat e harduerit ngelen një mister, në muajin Shtator u publikuan disa pamje të tij.

Ditën sotme të tjera foto të dizajnit të Nokia C1 janë publikuar me një diferencë të theksuar me fotot e publikuara më parë. Prandaj akualisht të gjithë po vrasin mendjen se cili është i vërteti. Në këtë imazh të paraqitur vëmë re dy modele, një me Android dhe një me Windows 10 Mobile.

Por gjer tani vetëm një model Android është konfirmuar dhe asnjë zyrtar i kompanisë nuk ka thënë publikisht se do të ndërtojnë edhe telefonë Windows. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat