Mbështetja për kartat microSD rikthehet me Samsung Galaxy S7

Teknologji

Mbështetja për kartat microSD rikthehet me Samsung Galaxy S7

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 23:40

A jeni të zhgënjyer nga fakti se Samsung largoi mbështetjen për kartat microSD dhe baterinë e zëvendësueshme në modelet më të fundit të Galaxy S? Mesa duket mbështetja për microSD do të jetë pjesë e Galaxy S7-tës.

Spekulimet vinë nga një uebfaqe italiane e teknologjisë, HDBlog.it dhe këto informacione deri diku përmbajnë një të vërtetë falë mbështetjes që ofron Android 6.0 Marshmallow për memorjen fleksibël siç janë kartat microSD.

Por kjo ka edhe një efekt të kundërt të Samsung. Prodhuesi Korean nuk do të ketë mundësi të shesë telefonë me kapacitete të larta, një strategji kjo e adoptuar nga Apple me iPhone.

Burimi në fjalë gjithashtu pretendon se Samsung do të prezantojë dy modele Galaxy S: Galaxy S7 me ekran 5.2 inç dhe Galaxy S7 Edge me ekran 5.7 inç. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat