Microsoft zbuloi Nokia 230, një telefon dedikuar jetëgjatësisë së baterisë dhe selfieve

Teknologji

Microsoft zbuloi Nokia 230, një telefon dedikuar jetëgjatësisë së baterisë dhe selfieve

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 18:01

Microsoft ka lançuar një telefon të ri me markën e Nokia ditën e sotme. Nokia 230 është telefoni perfekt për realizimin e selfieve.

Vjen edhe në një variant me dy karta dhe përmban sistemin operativ Nokia Series 30+. Ekrani ka madhësinë e 2.8 inçëve, ekziston një mbështetje për kartat microSD deri në 32 GB dhe dy kamera 2 megapiksel frontale dhe e pasme janë përgjegjëse për fotografinë.

Vlen të përmendet se ky telefon ka ekran me prekje dhe butona fizikë. Që të dy variantet do të kenë kosto prej 55 dollarësh.

Ndërsa në vendet perendimore po lulëzojnë telefonët inteligjentë, në vendet në zhvillim lider janë telefonët e ngjashëm me Nokia 230. Megjithatë kjo situatë do të ndryshojë falë rënies së çmimeve të telefonëve inteligjentë si Lumia 435 dhe Lumia 532 që kushtojnë 80 dhe 90 dollar respektivisht. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat