Aplikacionet dhe librat elektronike spikatën në Festivalin e European Youth Awards 2015

Teknologji

Aplikacionet dhe librat elektronike spikatën në Festivalin e European Youth Awards 2015

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 07:39

Çdo Nëntor qyteti austriak i Graz-it bëhet porta e sipërmarrësve të rinj dhe kreativë. Nga datat 18-21 Nëntor Festivali i European Youth Awards prezantoi projekte dixhitale me një fokus të veçantë kryesisht në përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

Projekti fitues nga Spanja lehtëson mësimnxënien për fëmijët autikë përmes aplikacioneve dhe librave elektronike. Të tjera projekte adresojnë probleme shëndetësore si sëmundjet e zemrës dhe paaftësinë që vjen si rezultat i gjumtimit.

Juria e cila vlerësoi 13 projektet inovative nga të rinjë kreativë europianë përbëhej nga 16 ekspertë ndërkombëtare. Aspektet kyçe që u adresuan nga projektet inovative ishin: Interneti i Gjërave dhe Të dhënat masive.

Juria u prek nga projekti që u vinte në ndihmë fëmijëve autikë. Është pikërisht ky projekti fitues i përgjithshëm i cili frymëzimin e mori nga një histori prekëse e një 19 vjeçareje nga Spanja.

Miriam Reyes jetonte në një provincë të vogël së Sevilias. Në moshën 3 vjeçare mbesa e saj u diagnostikua me sëmundjen e autizmit. Miriam nuk dëshironte që mbesa të ngelej pas ndërsa fëmijët e tjerë mësonin. Së bashku me një mikeshë, 20 vjeçarja Carla Monguio e cila ishte një artiste dhe piktore e afirmuar ndërtuan Aprendices Visuales – Mësim vizual për fëmijët autikë duke u ardhur në ndihmë 200,000 fëmijëve me këtë sëmundje në Spanjë.

Nga të dhënat masive e sëmundje të zemrës tek një ekzoskelet i robotizuar

13 projektet finale nga e gjithë Europa, nga Ukraina në Britani, nga Italia në Suedi u ftuan në Festivalin e Madh të European Youth Awards. Secili projekt është unik për shkak të angazhim social dhe ekselencës teknike që e karakterizon.

Përveç Aprendices Visuales kishte edhe projekte të tjera inovative si Complex Disease Detector nga Suedia dhe Exempt from Theory nga Polonia.

Të tjera projekte mund të përmendim UMRE, një ekzoskel i robotizuar dhe CityTree, një ekran multifunksional ndërtuar nga pemët përdorur për reklamim në qytete duke reduktuar njëkohësisht ndotjen atmosferike. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat