Një bashkëpunim potencial mes Samsung dhe BlackBerry mund të jetësojë Galaxy BlackBerry

Teknologji

Një bashkëpunim potencial mes Samsung dhe BlackBerry mund të jetësojë Galaxy BlackBerry

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 23:57

Instrumenti për testimin e performancës së telefonëve dhe tabletëve GFXBench ka regjistruar në dazabazën e saj një telefon inteligjent të ri që bart vulën e BlackBerry shkruan prestigjozja Forbes.

Ky model, identifikuar si STV100-1, përmban një ekran WQHD, kamër 15 megapiksel dhe një proçesor ndërtuar nga Samsung. Gjatë muajit Qershor ishte Forbes që shkruante për ekzistencën e një telefoni ndërtuar nga një bashkëpunim i mundshëm mes Samsung dhe BlackBerry. Por a mund të jetë ky Samsung Galaxy BlackBerry?

Nëse rezulton e vërtetë, kjo do të ishte hera e parë që prodhuesi kanadez dhe ai korean baskëpunojnë për ndërtimin e një produkti të tillë. Në të kaluarën, Samsung dhe BlackBerry kanë bashkëpunuar për ndërtimin e tabletit SecuTab. Ky i fundit ishte i bazuar në modelin Samsung Galaxy S 10.5 por që karakterizohet nga aplikacione dhe funksionalitete sigurie asimiliuar nga BlackBerry 10 dhe IBM.

Ne jemi dëshmitarë të një eksperiencë të vështirë që BlackBerry po kalon. Shefi ekzekutiv i kompanisë publikisht ka kërcënuar konsumatorët me mbylljen e biznesit të telefonëve. Por duke pasur në konsideratë debutimin e BlackBerry Priv dhe këto informacione, largimi i BlackBerry në këtë sektor nuk ka gjasa që të ndodhë “nesër”.

Për këtë kanadezëve u duhet të reduktojnë kostot e dizajnit dhe Samsung kërkon të zgjerojë biznesin e saj në rënie të produkteve dhe paisjeve mobile. Eventualisht një bashkëpunim mes dy rivalëve të fortë dikur mund të jetësohet pikërisht me një telefon të tillë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat