Google prezantoi versionin 2.0 të Android Studio

Teknologji

Google prezantoi versionin 2.0 të Android Studio

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 23:39

Prezantuar në 2013-tën në fazën beta, Android Studio është bazuar në IDE-në e IntelliJ. Esencialisht ofron çdo gjë që një zhvillues ka nevojë që nga editori i kodit tek instrumente analizash si dhe emulatorë për të gjitha platformat Android të Google.

Versioni i ri i Android Studio është i disponueshëm në formën e një versioni paraprak. Menaxheri i produkteve pranë Google specifikisht për Android Studio tha se me këtë version ekipi i zhvilluesve bëri maksimumin që të finalizonte atë që kishte nisur dy vite më parë. Fokus të veçantë në këtë version ka pasur shpejtësia e emulatorëve.


androidstudio2-0_instantrun


Google ka arritur që të përshpejtojë periudhat e zhvillimit. Tani një ndërtim i plotë aplikacioni kryhet 2 deri në 2.5 herë më shpejtë sesa në versionet e kaluara të Android Studio.


Një funksionalitet i ri quajtur “Instant Run” sjell eksperiencën e kodimit në HTML edhe në platformat mobile. Në rastin e kodimi në HTML mjafton të shkruani kodin dhe ti bëni reload uebfaqes për të vërejtur ndryshimet ndërsa në platformat mobile ky proçes kërkon më shumë kohë.


androidstudio2_emulator


Falë Instant Run, zhvilluesit mjafton që të vendosin aplikacionin në emulator si dhe paisjen fizike dhe ndërsa editojnë kodin, ndryshimet shfaqen brenda 1-2 sekondash. Sigurisht që ekzistojnë alternativa të tjera dhe në të vërtetë emulatori i Google jo gjithmonë ishte më shpejtë dhe më i lehtë në përdorim.


Megjithatë me këtë përditësim emulatorët e Google teorikisht duhet të funksionojnë më shpejtë se çdo paisje fizike. Falë ndërfaqes së re është më e lehtë të kryhen veprime të tilla si lanaçimi i kamerës. Madje mund të ndryshoni përmasat e dritares për të testuar madhësi të ndryshe ekranesh.


Google ka menduar edhe për zhvilluesit të cilët ndërtojnë aplikacione dhe lojëra me grafika intensive. GPU Profiler do të gjurmojë problemet e performancës. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat