SnapChat prezanton Story Explorer

Teknologji

SnapChat prezanton Story Explorer

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 07:27

Snapchat ka njoftuar se tani e ka gjetur një mënyrë origjinale për të inkorporuar përmbajtje të re në aplikacionin e saj përmes tiparit të ri të quajtur Story Explorer.
Opsioni i ri, sipas Snapchat, ua mundëson përdoruesve të shohin dhe përjetojnë ngjarjet drejtpërdrejt nga secili kënd.

Rrëfimet dhe ngjarjet në Story Explorer mund të shihen përmes klikimit në ngjarjet të cilat zakonisht ndodhin në të njëjtën orë, ose në kohë reale.

Më e rëndësishmja është që rrëfimët dhe ngjarjet e postuara nuk vijnë nga ekipi i SnapChat por nga përdoruesit e saj, varësisht nga koha e postimit, relevanca me temën, lokacioni dhe kriteret tjera të vendosura nga SnapChat.

Fillimisht, tipari i ri nga SnapChat është në dispozicion në LA dhe Nju Jork, por pritet që i njëjti të vijë edhe tek përdoruesit e tjerë, anembanë botës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat