Telefonia mobile në Kosovë numëron afro 1.8 milion abonentë ndërsa ajo fikse vetëm 56 mijë

Teknologji

Telefonia mobile në Kosovë numëron afro 1.8 milion abonentë ndërsa ajo fikse vetëm 56 mijë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 00:01

Pas një rënie të vazhdueshme të tregut të telefonisë mobile për gjashtë muajt e parë të vitit në Kosovë, tre mujori i tretë kishte rezervuar supriza në këtë sektor. Krahasuar me tremujorin e dytë të 2015-tës, telefonia mobile ka shënuar rritje rekord prej 7.98 % me 130,656 abonentë përgjatë periudhës Korrik – Shtator 2015.

Nga ana tjetër telefonia fikse sipas Pasqyrës së Tregut të Komunikimeve Elektronike publikuar nga ARKEP, aktualisht numërohen 334,452 linja fikse të instaluara ndërsa numri i përdoruesve të shërbimeve të telefonisë fikse është vetëm 58,992.

Drejt standarteve Europiane

Telefonia Mobile përgjatë 2015-tës pas rënieve të njëpasnjëshme më në fund është duke shënuar rritje premtuese. Aktualisht sipas të dhënave të tremujorit të fundit numri i përdoruesve llogaritet në 1,768,207, një rritje kjo me 0.25 % krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

2

Sa i përket penetrimit të këtij shërbimi, tremujori i tretë i 2015-tës është maja e dytë më e lartë që ka arritur ndonjëherë në Kosovë me 97.4 %. Kjo do të thotë se ndër 100 banorë, 97 shfrytëzojnë telefoninë mobile.

Në raportin e ARKEP ndarja e tregut është bazuar në dy kritere: Sipas të ardhurave dhe numrit të përdoruesve.

Që nga 2010-ta deri në tremujorin e parë të 2015-tës operatori mobil më i madh në vend ka shënuar vetëm rënie. Sipas të ardhurave mësojmë se Vala zotëron 60.1 % të totalit ndjekur nga IPKO me 33.9 %, Z Mobile me 5.3 % dhe D3 me 0.8 %.

Për nga numri i përdoruesve Vala kryeson përsëri me 52.4 % ndjekur nga IPKO me 37.9 %, Z3 Mobile me 9.7 % dhe D3 me 0.01 %.

Një tjetër indikator i rëndësishëm është edhe trafiku i gjeneruar i cili ka shënuar rënie krahasuar me tre mujorin e fundit nga 295.507 minuta në 294.513.

1

Nga këto, 275,129 minuta gjenerohen nga rrjetet e operatorëve mobil dhe 19,385 vinë nga rrjete virtuale. Në Kosovë aktualisht janë dy rrjete virtuale të cilët shfrytëzojnë rrjetet fizike të Vala dhe IPKO për të ofuar shërbimet e telefonisë të lëvizshme.

Pjesën më të madhe të trafikut të gjeneruar e përbëjnë thirrjet brenda rrjetit me 246,544 minuta për të dy kategoritë e operatorëve. Thirrjet drejt rrjeteve ndërkombëtare janë në nivel jashzakonisht të ulët me vetëm 1,985 përgjatë tre mujorit të tretë të vitit.

Krahasuar me një vit më parë, totali i trafikut të gjeneruar ka shënuar rënie absolute me 24.7 % nga 390, 976 minuta thirrje që kryeshin në të njëjtën periudhës të 2014-tës.

Nevojë për më shumë përpjekje

Shërbimet e telefonisë fikse po vuajnë në Kosovë siç ndodh rëndom edhe në Shqipëri ku norma e penetrimit është shumë larg mesatares së Bashkimit Europian. Aktualisht janë dy lojtarë kyç në këtë sektor e megjithatë dominimi i Telekom të Kosovës është i pa precendet.

5

Në terësi që nga 2011 e gjer më sot nurmi i përdoruesve të telefonisë fikse ka rënë nga 5.21 % penetrim (88,689 abonentë) në 3.25 % (58,992 abonentë). Nga këto, 71 % janë përdorues indivdual ndërsa 29 % biznes.

Telekomi i Kosovës qartësisht është lideri duke zotëruar 92.47 % të totalit të të ardhurave nga ky sektor. IPKO vjen në vendin e dytë por shumë larg me vetëm 7.16 % dhe Kujtesa sapo ka filluar të shfaqet në diagramën e ARKEP me 0.10 %.4

Operatorët fiksë në Kosovë gjenerojnë 30,717,166 minuta thirrje, një rritje me 66 % krahasuar me të dhënat e tremujorit të dytë të 2015-tës. Nga këto 21,010,681 janë thirrje brenda rrjetit, 8,640,409 thirrje drejt rrjeteve celulare, 745,696 drejt rrjeteve ndërkombëtare dhe 320,380 drejt rrjeteve fikse alternative. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat