Kina zotëron superkompjuterin më të fuqishëm në planet

Teknologji

Kina zotëron superkompjuterin më të fuqishëm në planet

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 14:11

Superkompjuteri Tianhe-2 është është makina më e fuqishme kompjuterike në planet sipas listës së 500 kompjuterave më të fuqishëm në botë përpiluar nga Laboratori Lawrence Berkeley në SHBA dhe Universiteti i Tenesit.

Kjo është hera e gjashtë me rallë që Kina kryeson. Gjithashtu nga kjo listë mësojmë se Kina zotëron 109 prej 500 kompjuterave më të fuqishëm në planet.

Nga ana tjetër si për ti balancuar gjërat vjen SHBA-ja e cila numëron 200 superkompjutera në këtë listë. Edhe pse ka numrin më të lartë të super kompjuterave, kjo shifër ka qenë në rënie të vazhdueshme dhe 2015 është pika më e ulët që nga 1993.

Megjithatë synimet e SHBA-ve janë të larta dhe brenda 2017-tës, IBM do të ndërtojë një super kompjuter disaherë më të fuqishëm sesa Tianhe-2. Nisma të tilla nga perendimi vinë edhe nga vetë presidenti Obama i cili në muajin korrik ka lëshuar një urdhër ekzekutiv për të ndërtuar superkompjuterin më të fuqishën në botë që do jetë funksional mbase pas 5 vitesh.

Nisur nga kompania prodhuese e 500 kompjuterave më të fuqishëm të planetit zbuluam se HP mban vendin e parë me 156 të ndërtuar ndjekur nga Gray me 69 dhe IBM 45. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat