Krimi Kibernetik është forma e dytë më e zakonshme e akteve kriminale në Britani

Teknologji

Krimi Kibernetik është forma e dytë më e zakonshme e akteve kriminale në Britani

Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 08:25

Sipas një ankete realizuar nga Zyra Britanike për Statistikat Kombëtare e cila u mbyll në Qershor të 2015-tës zbuloi afro 2.5 milion incidente kompjuterike ku 400,000 mijë janë të lidhura ngusht me metoda hakimi dhe akses të paautorizuar në informacione personale.

E vetmja kategori e krimit në nivele më të larta është Mashtrimi me mbi 5 milion incidente. Në 78 % të rasteve ky krim rezultonte me humbje të mëdha financiare.uk

Stephen Wares, një lider i departamentit të sigurisë kompjuterike pranë një kompanie sigurimesh në Britani tha se aktualisht krimi kibernitik në Britani po kulmon deri në incidente të rrezikshme. Një rast konkret është hakimi i Ministrisë së Mbrojtjes Britanike nga një grup hakerash në 2012-tën.

>Wares beson se ngërçi në neutralizimin e rasteve të krimit kibernitik në Britani vinte si rezultat i mungesës së një baze ligjore të fortë. Akti për Mbrotjen e të Dhënave në Britani themeluar në 1998 nuk përmban një nen ku të përmendet krimi kibernetik (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat