LG anullon shitjet e Watch Urbane, orës inteligjente të parë me konektivitet celular LTE

Teknologji

LG anullon shitjet e Watch Urbane, orës inteligjente të parë me konektivitet celular LTE

Më: 21 nëntor 2015 Në ora: 23:39

LG G Watch Urbane edicioni i dytë i orës inteligjente bëri bujë kur u prezantua zyrtarisht për vetë faktin se ishte e paisjur me konektivitet celular LTE. Supozohej se do të ishte ora e parë me LTE fuqizuar nga platforma Android Wear.

E papritura ka ndodhur tashmë. Sipas raporteve të shumta, ora inteligjente është tërhequr nga dyqanet e shitjes për shkak të një problemi harduerik. Nuk dihet se kur kjo orë do të dalë në shitje përsëri.

Sipas 9to5Google, shitjet e LG Watch Urbane 2 janë anulluar globalisht. Askush nuk e di nëse kjo orë do të rikthehet në treg më. Ora inteligjente ishte parashikuar të dilte në shitjet në SHBA dhe Korenë e Jugut që këtë muaj ndjekur nga Europa, Azia dhe të tjetër në Dhjetor.

Nuk është bërë publik asnjë detaj se ku konsiston problemi. Mbështetja për rrjetet celulare u prezantua nga Google në fillim të Nëntor. Mbase ishte shumë herë për një orë inteligjente me LTE dhe Android Wear. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat