Nga tani e tutje, qytetet e Kosovës njihen si të Kosovës në Facebook

Teknologji

Nga tani e tutje, qytetet e Kosovës njihen si të Kosovës në Facebook

Më: 21 nëntor 2015 Në ora: 19:02

Sa herë që kemi dashur të bëjmë një “check-in” në rrjetin social Facebook, për vendndodhjen tonë në Kosovë, lokacioni ka qenë Serbia. Kjo pasi që Facebook nuk e kishte njohur Kosovën si vend në lokacionet që kishte regjistruar. Por tani nëse tregoni vendndodhjen tuaj në Facebook, qyteti juaj do të njihet si i Kosovës.
Rrjeti social Facebook nga tani vendndodhjen e qytetarëve të Kosovës do të tregojë se është Kosova dhe jo Serbia.

Lavdi Zymberi, kishte nisur një peticion përmes së cilit kërkonte që Facebook t’i njihte qytetet e Kosovës si të Kosovës, e jo të Serbisë.

Kjo për faktin se kur përdoruesit e Kosovës etiketoheshin (bënin check-in) në ndonjë qytet të Kosovës, shteti përkatës shfaqej Serbia.

Dhe falë nënshkrimeve të shumta të peticionit që ishin 14.870, kjo tashmë ka ndryshuar.

“Të dashur përkrahës, prej tani e tutje, lokacioni juaj në Facebook do ta shfaq Pristina, Kosovo dhe jo më Serbia. Faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe dhe kënaquni në rrjetin tuaj social”, ka shkruar Lavdia, personi që organizoi peticionin që i bënte thirrje themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg që ta njihte Kosovën në vend të Serbisë si shtet amë i qyteteve të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat