Quhet Isis, Facebook e ngatërron me grupin terrorist dhe e bllokon (Foto)

Teknologji

Quhet Isis, Facebook e ngatërron me grupin terrorist dhe e bllokon (Foto)

Më: 18 nëntor 2015 Në ora: 23:36

Një vajzë që quhet Isis Anchalee është bllokuar nga Facebook. Rrjeti social e ka ngatërruar për një terroriste. Kanë qenë të padobishme shpjegimet që vajza ka bërë, edhe duke përdorur kartën e identiteti, që tregonte se emri i saj ishte Isis.

Pas tre tentativave që i janë dërguar ne e-mail, e reja e ka treguar çështjen në Twitter dhe në fund rrejti i Zuckerberg-ut, i është përgjigjur në platformën e zogut të blu. “Facebook mendon se unë jam një terroriste. Duket se dërgimi i fotografisë së pasaportës sime nuk është e mjaftueshme për të zhbllokuar një llogari”, ky është mesazhi që Isis shkruan në Twitter.

Përpara së të shfryhej në Twittter , Isis Anchalee, i kishte dërguar tre e-maile Facebook-ut, së bashku me dokumentet që tregonin identitetin e saj, për të sqaruar se nuk kishe asnjë lidhje me grupin terrorist. Vajza nuk mori asnjë përgjigje.

Historia në Twitter u bë virale brenda pak minutave, duke bërë që Omid Farivar, ekspert i faqes së Facebook-ut të kërkojë falje nëpërmjet Twitter-it, dhe të zgjidhë problemin. Po nëpërmjet të të njëjtit rrejt sociale, Farivar e njoftoi vajzën së llogaria e saj në Facebook ishte zhbllokuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat