Airbus pritet të sjellë brenda pak vitesh superavionin të mbiquajtur “Biri i Konkordit”.
Konkordi i famshëm u hoq nga qarkullimi para disa vitesh për shkak të aksidenteve të shumtë.
Por airbus në bashkëpunim me Aerion ka deklaruar se do të sjellin superavion, të shpejtë, të sigurtë dhe luksoz.
Avioni AS2 do të jetë një avion i bazuar në strukturën e Konkordit por me disa ndryshime në shpejtësi dhe dizajn.
Ai pritet të mbarojë së ndërtuari në 2021 ndërsa do të nisë fluturimet në 2023.
Avioni pritet të bëjë itinerarin Nju Jork-Londër për tre orë.
Kapaciteti i tij do të jetë 12 pasagjerë plus stafin.
Do të jetë 52 metra i gjatë, 19 metra gjerësi krahësh, 7 metra i lartë dhe me një shpejtësi marramendëse prej 1960 kilometrash në orë.