Sulmet mbi Paris dhe rreziku i shpërdorimit të rrjeteve sociale

Teknologji

Sulmet mbi Paris dhe rreziku i shpërdorimit të rrjeteve sociale

Më: 17 nëntor 2015 Në ora: 07:25

Në fakt, kjo grua e re është mësuar me rrezikun. Afganistanin, Irakun, Sirinë, zonat me shumë rreziqe të Afrikës, ajo është mësuar t’i shohë shpesh. Kur ajo më pas dërgon reportazhet e saj në Facebook, miqtë e saj virtualë lexojnë ato çka ajo ka përjetuar. Ca klikime dhe si zakonisht një “Like” të shpejtë. Ndonjëherë janë 15, ndonjëherë 20. E dihet se çfarë bën ajo me këtë, dhe deri më tani ka shkuar gjithmonë mirë.

Mirëpo të shtunën në mëngjes, ajo shkroi vetëm tri fjalë: “We are fine” (Ne jemi mirë). Asaj dhe shokut të saj nuk i kishte ndodhur gjë për fat të mirë. Dhe brenda më pak se dy orëve, në mbarë botën u gëzuan më shumë se 200 vetë dhe klikuan “Like”, iu përgjigjën asaj, e pyetën.

Sulmet terroriste në kryeqytetin francez u përcollën në kohë reale për njerëzit në mbarë rruzullin me anë të internetit, e para së gjithash për ata në kontakt me parisienët, që ata njihnin. Dhe, edhe banorët e Parisit, vetë e përdorën rrjetin, për të kërkuar njëri-tjetrin.

Për shembull, në Twitter, ata vendosën hashtag-un #RechercheParis. Të tjerë kujtuan momentin kur miqtë e tyre u kishin thënë se donin të shkonin në sallën e koncerteve “Bataclan” – në të cilën terroristët vranë dhjetëra vetë, apo që ishin ulur në afërsi të kafenesë që u sulmua. Papritur ata nuk po njoftoheshin. Faqja e hashtagut në fjalë është kthyer qysh prej kryerjes së sulmeve në një dokument të gjallë për këtë ndodhi.

Ajo duket sikur shkruan automatikisht e vijon pa ndalim. Mbledh frikën e njerëzve të Parisit, foto të të zhdukurve, përshtypje jetësore, të njerëzve që rezultojnë të humbur. Disa syresh, përgjithmonë.

“Unë nuk kam dëgjuar më për time motër”, shkruan një përdoruese. “Ajo donte të shkonte në Bataclan”. Një tjetër shkruante në Twitter: “Kërkoj Luizën, 20 vjeçe, flokë gështenjë, 1,65 metra e gjatë”. Një organizatë humanitare nga Italia ka ndërtuar një grafikë, me foton e një gruaje të re me zinxhir perlash mbi një sipërfaqe dukshëm në të kuqe, ku shkruhej në italisht dhe frëngjisht: “Ne kërkojmë Valerian, 28 vjeçe, italiane”, e më pas jepet adresa e ambasadës italiane.

Një foto tjetër tregon një djalosh me mjekër të kuqerremtë ngjitur në një faqe muri njoftimesh. Pranë saj një tekst që të ngjall krupën: “Kërkoj kushëririn tim qysh prej mbrëmjes së djeshme. Familja ime dhe unë nuk kemi dëgjuar më gjë për të, ai kishte ikur në afërsi të Bataclan-it. Është 25 vjeç, rreth 1,75 metra i gjatë. Nëse e shihni, më thoni ju lutem, familja ime po e humbet shpresën”. Një grua e re ka shkruar: “Ai quhet Junis”.

Njerëzit rreth e rrotull që i shihnin, e frikësohen për dikë diku, janë zakonisht të rinj. Fotot shfaqin poza të gëzuara, të shkrepura dikur në rrjetet sociale. Ashtu, në përditshmërinë e tyre, të çlirët, pak shakatarë, siç ndodh zakonisht.

Por në internet mund të bëhet edhe diçka për t’u larguar të afërmve të viktimave dhe miqve të tyre frikën. Facebook-u ofron me një funksion special ndihmë në këto raste: Rrjeti social, qysh mbrëmjen e atentatit duke u gdhirë e shtuna, ofroi akses tek seksioni i ashtuquajtur “kontrroli i sigurisë”. Në këtë seksion, përdoruesit e regjistruar, të cilët ndodheshin në zonat e përfshira nga atentati në Paris, mund të njoftonin se ata ishin shëndoshë e mirë.

Njerëzit që ishin të lidhur me ta si shokë në Facebook, u informuan më pas me një lajmërim dhe një postim në “Timeline” e personit të prekur, se kontaktet e tyre ishin mirë. Veç kësaj, çdo përdorues në rastin aktual mund të tregojë, se ku ndodheshin miqtë e tyre të Facebook-ut në pjesët e prekura nga atentati në Paris, kush prej tyre ishte lajmëruar se ndodhej në siguri dhe se kush nuk e kishte bërë ende këtë gjë.

Facebook-u e ka futur funksionin e kontrollit të sigurisë për herë të parë në vitin 2011 për ta përdorur në raste fatkeqësish natyrore, apo sulmesh terroriste, siç shkruante në atë kohë themeluesi i tij, Marc Zuckerberg, gjatë një prezantimi që i bëri atij.

Numri i tweet-eve vështirëson kërkimin

Faqja me hashtag-un #RechercheParis është tejmbushur nga ngushëllimet e panumërta të përdoruesve të tij. Gazetarët shkruajnë në Timeline, të tronditur prej ngjarjes, por edhe krenarë për gjetjet që bëjnë. Ata që kanë arritur të jenë pranë ngjarjes ndërsa gdhihej e shtuna, mund të gjejnë aty ndonjërin që e ka parë rastësisht. Ata që nuk duan të dëmtojnë kërkimet, të postojnë më mirë vetëm atëherë kur ka vërtet diçka për të njoftuar, ndonjë lajm, dëshmi, fakt apo foto dhe jo thjesht të dërgojë mesazhe ngushëllimi e solidariteti, është porosia që vjen në kohë nga ekspertët në “Huffington Post”, e që vlen të mbahet mend edhe në raste të ngjashme.

Mision i përmbushur i rrjeteve sociale

Të dyja rrjetet më të mëdha sociale duhet thënë se funksionuan thuajse në mënyrë të shkëlqyer në këtë krizë të re terrori: Facebook-u ka regjistruar historitë që kanë qenë pozitive, pra ato që ia kanë dalë mbanë. Kurse Twitter mbledh frikën që mbetet. Dhe emocionet e gjysmës së botës për Parisin.

Numri i tweet-eve rritet automatikisht kur ato shpërndahen e përcillen më tej. Dhe gjithnjë e më shumë faqja po kthehet në një regjistër virtual të vdekurish: një grua ka postuar me profilin e një përdorueseje tjetër. Në vend të fotos së vet, ajo ka postuar foton e një figure komediani “Al Bundy”.

Miqtë e saj e kuptojnë këtë humor, por gruaja e re që e ka postuar, nuk duket se dëshiron ta marrin për budallaqe. Ajo gjatë gjithë ditës ka lëshuar tweet-e mbi të zhdukurin, me emrin e tij të përdoruesit “MokeComputer”. “Ai ende nuk është futur në listën e të vdekurve”, poston ajo një herë.

“Le të mos e humbasim shpresën”. Më pas, pak para orës 14:00 të së shtunës, ajo shkruante: “Më duhet t’ju njoftoj me dhimbje se ‘MokeComputer’ ka humbur jetën në sulmet e Bataclan-it”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat