“Twitter” do të shkurtojë 336 vende pune

Teknologji

“Twitter” do të shkurtojë 336 vende pune

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 20:41

Rrjeti social “TWitte” duket se është duke ngecur në konkurrencë me dy rrjetet e tjera sociale “Instagram” dhe “Whatsapp”. Kjo, pasi kompania ka nisur të reagojë.

Sipas shefi ekzekutiv, Jack Dorsey “Twitter” do të shkurtojë 336 vende pune, si pjesë e planit për të rritur dhe për të bërë më efektive kompaninë.

“Jemi të detyruar të marrim disa vendime të vështira, por të domosdoshme në mënyrë që Twitter të rritet akoma më shumë”, ka shkruar ai.

Të hënën e kaluar, Dorsey është emëruar në pozicionin e shefit ekzekutiv, dhe ka thënë sedo të shkurtohen 336 vende pune në të gjitha zyrat, në mbarë botën.

Më pas shefi ekzekutiv ka thënë se secili prej të pushuarve do të marrë trajtimin e duhur, me përftime dhe ndihmë për të gjetur një punë të re.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat