Pepsi, së shpejti prezanton telefonin smart

Teknologji

Pepsi, së shpejti prezanton telefonin smart

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 01:00

Kjo nuk është një shaka! Kompania “Pepsi” së shpejti pritet të prezantojë telefonin e saj smart, që do të jetë në tregun kinez shume shpejtë.

Sipas mediave ndërkombëtare, ky telefon Android do të quhet “Pepsi P1” me ekran 5.5 inç dhe 1080p. Po ashtu, do të ketë një procesor 1.7GHz, me 16GB memorie si dhe 2GB RAM.

Po ashtu, kamera nga mbrapa do të jetë 13 megapiksel, ndërsa ajo përpara 5 megapiksel.

“Ne kemi kënaqësinë që t’ju njoftojmë se Pepsi është duke punuar me një partner për të sjellë në tregun kinez një telefon smart brenda disa muajsh. Pepsi nuk ka plane që të përfshihet në biznesin e telefonave smart, por ne jemi të përkushtuar që t’i afrohemi klientit në rrugë inovative në mënyrë që të rritemi si kompani”, thuhet në njoftimin e Pepsi-t.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat