Fotot e reja të telefonit HTC One A9 nxjerrin në pah ngjashmërinë me iPhone 6

Teknologji

Fotot e reja të telefonit HTC One A9 nxjerrin në pah ngjashmërinë me iPhone 6

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 16:50

HTC do të sjëllë së shpejti “produktin e saj hero”, i cili nuk duket aspak familjarë. Së fundmi në Twitter kanë qarkulluar një set fotosh të cilat paraqesin modelin e ri cellular HTC One A9.

Pamjet në foto tregojnë mjaftueshëm se modeli One A9 është duke ecur në hapat e iPhone 6. Pajisja ka formë të lakuar, me vija plastike dekorative në sipërfaqe për antenat si dhe me hapësirë katrore për të vendosur kartën SIM dhe microSD. Megjithatë ky krahasim nuk është plotësisht i drejtë duke marrë në konsideratë faktin se përdorimi i kanaleve plastike në sipërfaqen e aluminit është një teknikë e përdorur fillimisht nga HTC dhe jo nga kompania Apple. Informacione të mëparshme kanë bërë të njohur se modeli HTC One A9 do të vijë në disa variante ngjyrash metali.

Nga fotot e publikuara është e dukshme që sistemi audio BoomSound në pjesën e përparme të pajisjes është zëvendësuar me gisa vrima të vogla të vendosura në pjesën e poshtme anësore të pajisjes. Ndërsa sensori i shenjave të gishtërinjve është pozicionuar në pjesën e përparme të pajisjes i cili duket një pozicion më i përshtatshëm për të.

Megjithatë do të na duhet ende të presim deri më datë 20 Tetor, ditën kur kompania do të prezantojë telefonin e ri inteligjent për të mësuar më shumë mbi të. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat